Tifozët e duan akoma në “San Siro”, Maldini tregon kushtin e Ibrës për të qëndruar

Zlatan Ibraghimoviç erdhi te Milani dhe zgjoi ekipin kuqezi, që po bën shumë më mirë se kur ishte pa të. Sulmuesi i ka dhënë shumë nga personaliteti i tij skuadrës dhe tashmë Milani është një skuadër më punëtore dhe e përulur në fushë. Suedezi la LA Galaksi për të firmosur një kontratë gjashtë mujore me kuqezinjtë, por tifozët e duan edhe sezonin e ardhshëm të veshur kuqezi yllin e sulmit.

I pyetur për këtë çështje, Maldini shprehet se Ibra qëndron me Milanin vetëm nëse kuqezinjtë kualifikohen në Champions League. Megjithatë, edhe në rast se Milani nuk kualifikohet në Champions, Maldini thekson se Milani do i bëjë ofertë për të qëndruar Ibrës.

“Me Ibrën kemi firmosur kontratë gjashtë mujorë me rinovim automatik nëse kualifikohemi në Champions League. Nëse nuk e arrijmë këtë, është e natyrshëm të bisedojmë për qëndrimin e tij. Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal në të cilin gjithmonë duhet të ketë një dialog të hapur. Gjithmonë ka qenë kështu, përndryshe ai nuk do kishte ardhur këtu”, përfundoi Maldini. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan