Teuta ka sulmuesin gol, Lorencio Vila: Dua që durrsakët të mbushin stadiumin

Lorencio Vila, po kthehet në një nga lojtarët kyç të sulmit të Teutës, pasi po tregon një formë mjaft të mirë, por edhe po realizon gola të rëndësishëm. Vila, tashmë 21 vjeç ka besim se në Durrës do të rikthehen edhe tifozët: “Jam shumë i lumtur, jo vetëm për golin, por edhe 3 pikët sepse, sot ishin detyrim, duke ditur që vinim nga një barazim në fushën tonë me Luftëtarin një javë më parë”, – tha Lorencio Vila, një nga zbulimet e sulmit durrsak këtë sezon”.

Golat

“Shpresoj që të shënoj më shumë. Unë të shënoj sa më shumë për Durrësin sepse është qyteti im. Preferoj që të luaj në sulm, ndihem mirë, si majtas ashtu edhe djathtas. Dua vetëm që të luaj, të jem në formë dhe t’i shërbej Teutës për realizimin e synimeve që kemi”.

Tifozët

“Tifozët duan rezultate, duhet që ne të luajmë sa më mirë dhe të arrijmë fitore në fushën tonë. Durrsakët e duan futbollin, ndaj edhe ne duhet që t’ua shpërblejmë me rezultate pozitive”, – tha Lorencio Vila që ka shënuar 4 gola për Teutën këtë sezon dhe është tashmë sulmuesi më i mirë i durrsakëve.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan