Tetë vite te Dinamo, largohet kapiteni Muça dhe dy titullarë të tjerë

Dinamo ishte mjaft aktive në merkato, por duket se blutë nuk po gjejnë rehat as me ardhjen e drejtuesve italianë. Te Dinamo ka probleme rrogash dhe duket se bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë nga dy ose më shumë muaj që nuk paguhen…

Por, duket se nuk kanë pritur më gjatë dhe Erxhan Muça e Jetmir Sefa nuk kanë dalë në stërvitjen e sotme siç edhe bëjnë me dije burime nga klubi blu. Por edhe Kujtim Alcani, një titullar me perspektiv në radhët e skuadrës blu.

Dinamo do ta ketë mjaft të vështirë mbijetesën, aq më tepër që në dy javët e fundit nuk ka marrë asnjë pikë, ndryshe nga skuadrat rivale që kanë “gërvishtur’ edhe jashtë fushës.

Situata nuk është aspak e mirë, ndërsa me tre lojtarë titullarë më pak, duket se te blutë rikthehen problemet, aq më tepër që këtë fundjavë kanë një ndeshje mjaft delikate me Besëlidhjen.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan