Tersi i dëmtimeve te ballshiotët, me mungesa ndaj Partizanit

Thuajse në çdo ndeshje të këtij sezoni, skuadra e Bylisit ka vuajtur mungesat e lojtarëve titullarë. Madje, në pjesën e parë, ballshiotët ka pasur ndeshje ku kanë shkuar edhe pa 6-7 lojtarë titullarë, siç ka ndodhur në Shkodër apo dhe Vlorë, kur janë grumbulluar 5-6 lojtarë nga U-19.

Por, Bylisin e ka ndjekur tersi i dëmtimeve edhe në këtë pjesë të dytë të garës, pasi lojtarët titullarë janë prekur shpesh deri më tani.

Fillimisht Antoni që bëri ndërhyrje të dyfishtë e pas tij edhe Bicaj e Turabov që ndenjen gjatë larg fushave. Pas tyre Ymeralilaj e Aliaj, ndërsa tashmë Edison Ndreca me bërryl të dëmtuar.

Gjithsesi, në janar, presidenti Besnik Kapllanaj ka marrë masat e duhura dhe janë afruar 12 lojtarë, mjaft cilësorë dhe të rinj të talentuar që do t’i vlejnë jo vetëm, të tashmes së skuadrës, por edhe të ardhmes, duke qenë se prej vitesh në Ballsh aplikohen kontratat afatgjata.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan