Ter Shtegen është lojtari i momentit te Barça, portieri regjistron statistikën më të mirë në 15 vite

Barcelona po përjeton një periudhë shumë të vështirë në fazën mbrojtëse, duke pësuar dhe komplikuar marrjen e rezultatit pozitiv. Në këto ndeshje të fundit i vetmi që del “i pastër” nga reparti difensiv është portieri Ter Shtegen. Gjermani çdo ndeshje tregohet vendimtar me pritjet e tij, ashtu siç bëri mbrëmë në fitoren e ngushtë 2-1 ndaj Getafes.

Përveç aftësive për të ndalur sferën, gjermani mbrëmë ka arritur të tregojë edhe një herë se është një nga portierët me aftësitë më të mira të kontrollit të topit më këmbë. Ai shquhet për saktësinë dhe ndihmesën që i jep skuadrës edhe në nisjen e aksioneve dhe disa herë ka gjetur mundësinë edhe të japë asist për sulmuesit e Barçës.

Ditën e djeshme Ter Shtegen ka arritur të japë plot 69 pasime për shokët e tij, duke ka regjistruar një shifër që nuk ishte përsëritur nga asnjë portier në 14 vitet e fundit nga një portier. Një sinjal i qartë për Hoakim Lëv, i cili është në dyshim mes Nojer dhe Ter Shtegen në lidhje me vendin titullar në kombëtare. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan