Telushi: Golin e dytë e kam mësuar nga një italian, dua të përsëris vetveten

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi ishte një nga më të mirët në fitoren e të kuqve ndaj Laçit në transfertë. Vlonjati shënoi një dopietë, ndërsa në prononcimin për Supersport tregoi edhe sekretin e goditjes së dënimit, të cilën e ka mësuar nga Ramela në kohën kur ishte pjesë e Flamurtarit. Ndërkohë, u shpreh se kërkon të përsërisë vetveten në sezonin e kaluar.

“Trajneri është munduar të na bëjë të luajmë të gjithë bashkë, të mos mundohemi të bëjmë gjëra individuale. Me këtë ka punuar shumë trajneri në stërvitje dhe kemi filluar ta zbatojmë dhe në fushë këtë gjë”. Goli i parë? “I thashë Trashit që rri vetëm ti te topi, që portieri ta vendosë murin që të gjuash ti. Ashtu ndodhi, portieri u shqetësua për të majtën e Trashit dhe e vendosi murin shumë brenda. U nisa të gjuaj me të djathtën dhe shënova. Goli i dytë, është një skemë që e kam mësuar nga një tjetër trajner italian. Është një skemë me të cilën kam shënuar tre herë deri më tani dhe gjithmonë më jep një kënaqësi të madhe.

Në aspektin personal, ndihem mirë, por ndihem akoma dhe më mirë që kemi filluar të fitojmë ndeshje, kjo është më e rëndësishmja. Laçi është një ekip që duhet vlerësuar, e dinim që do të vinim këtu për të bërë një ndeshje të fortë.Unë personalisht, dua të përsëris Telushin e vjetshëm. Për pjesën e golit, nuk dua të them për të shënuar, pasi nuk jam në rol të shënoj, por kur të më vijë mundësia, dua të jap maksimumin për skuadrën.

Unë nuk e marr si një barrë faktin që jam golashënues. Normale që kemi atë barrën tonë, unë, disa të tjerë aty, që jemi më të vjetrit. Për pjesën e golit, do të kisha më shumë dëshirë që sulmuesit të liroheshin dhe të shënonin edhe ata, pasi kështu i bën shumë mirë skuadrës dhe atyre vetë. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan