sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Të reja rreth dëmtimit të Keidi Bares, ja kur pritet të rikthehet mesfushori

Keidi Bare ka pësuar një dëmtim dhe ka që nga 5 janari që nuk zbret në fushën e lojës në një ndeshje zyrtare me Malagan. Problemet fizike të 22-vjeçarit vazhdojnë akoma edhe pse në fillim u konsideruan si diçka jo serioze. Megjithatë, më në fund vijnë lajme të mira për të.

Mediet pranë klubit të Malagas bëjnë me dije se Bare është në gjendje më të mirë dhe ka nisur të punojë në fushën e blertë. Mesfushori, krahas ushtrimeve fizike në palestër, ka nisur të bëjë edhe seanca të limituara në fushën e lojës, ku është ushtruar me topin në këmbë dhe ka nisur të vrapojë.

Nëse ylli i kombëtares sonë do të vazhdojë me këtë ritëm pritet të jetë i gatshëm të zbresë disa minuta në fushë gjatë ndeshjes së ardhshme kundër Kadiz, pas pesë ditësh. Me zbritjen në fushë ai do të regjistronte edhe ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Peliser.

Fieraku është një nga futbollistët më të rëndësishëm dhe më të kushtueshëm të Malagës. Bardheblutë kishin shumë oferta gjatë janarit për 22-vjeçarin, por pavarësisht vështirësive ekonomike vendosën ta mbajnë në skuadër, duke qenë se edhe pozita në tabelën e klasifikimit nuk jep shumë shpresë. /vipsport.al/