Të gjithë me sytë nga Rashica, Lala: E ndjekin shumë klube nga 4 ligat kryesore

E ardhmja e Milot Rashicës duket gjithnjë e më larg Verder Bremenit. Në verë filluan diskutimet për rinovimin e kontratës së tij, por situata e klubit aktualisht me ekipin që rrezikon rënien, ka bërë që ato të ndërpriten e futbollisti edhe të fillojë të mendojë për kalimin në një skuadër tjetër, ku do të mund të shprehte vlerat e tij edhe në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, Altin Lala për momentin ka preferuar që të evitojë shumë zëra rreth të ardhmes së futbollistit të Kosovës, ndonëse për të mendohet se ka shfaqur interes mes të tjerëve edhe Borusia Dortmund.

 “Ai ka një kontratë me klubin që zgjat përtej kësaj vere, për momentin vëmendja është te gjëra më të rëndësishme. Miloti është plotësisht i fokusuar që të sigurojë mbijetesën me Verderin. Që të arrijë një gjë të tillë, ai duhet të vazhdojë të paraqitet mirë”, theksoi menxheri i Rashicës.

Gjithsesi, as ai nuk e mohon dot që Rashica është në epiqendër të vëmendjes të shumë klubeve. “Që kur Miloti shënoi golat e tij të parë dy vite më parë dhe tërhoqi vëmendjen në Bundesligë, të gjithë klubet e mëdha e kanë ndjekur zhvillimin  tij. Është e qartë se një lojtar i tillë është interesant për shumë klube në katër ligat kryesore në Europë. Miloti është 23-vjeçar. Duhet të marrësh në konsideratë nëse ka ardhur koha që të bësh hapin e radhës”, theksoi ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan