Të gjithë bashkë për Egnatian, ka mbledhje dhe zotime në Rrogozhinë

Pak ditë më parë, kryebashkiaku dhe sponsori kryesor i skuadrës Haxhi Memolla u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, ndërsa ishte duke ndjekur skuadrën në transfertën e Peshkopisë me Korabin vendas.

E shtuna e kaluar ka qenë ditë zie për Rrogozhinën dhe zonat përreth, pasi dihej personaliteti dhe kontributi që Haxhi Memolla ka dhënë për qytetin e tij, jo vetëm tashmë si kryebashkiak, por edhe më parë, kur para një dekade e gjysmë, ka qenë edhe sponsor në radhët e rrogozhinasve…

Por, sot ka pasur një mbledhje në fushën e Egnatias, e madje të gjithë drejtuesit, stafi dhe skuadra, janë zotuar se do të vijojnë punën me të njëjtin përkushtim dhe nuk do t’iu mungojë asgjë.

Mbledhjen e ka kryesuar zv. kryebashkiaku i Rrogozhinës, Juljan Manahasa, i cili ka premtuar mbështetje për skuadrën e futbollit dhe përkrahje, ashtu sikurse ka ndodhur.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan