Të dëmtuarit e Bylisit, Ymeralilaj e Antoni nisin përgatitjet individuale

Franci Ymeralilaj që u operua në fund të vitit të shkuar dhe nigeriani Beji Antoni që kreu ndërhyrje për herë të dytë brenda gjashtë muajve, të dy në kroaçiat, duket se kanë nisur përgatitjet. Nën kujdesin e mjekëve, Ymeralilaj ndodhet në Rodos, në Greqi aty ku ka edhe familjen.

Ndërsa Antoni në një nga klinikat private në Tiranë, mundësuar nga presidenti Kapllanaj. Të dy lojtarët thuajse e kanë mbyllur sezonin dhe ata do të jenë gati vetëm në muajin qershor, duke qenë se kanë kryer operacione të vështira.

Lojtarët mund të ishin shumë të rëndësishëm për Bylisin e këtij sezoni dhe ta bënin skuadrën ballshiote edhe më shumë të frikshme, por fati nuk ishte në anën e tyre, ndaj shpresojnë të kontribuojnë për ekipin në sezonin e ardhshëm. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan