Tare kërkon të blindojë Strakoshën, dyfishim rroge në kontratën e re

Thomas Strakosha është kthyer në një nga pikat më të forta të Lacios së këtij sezoni, që po shkëlqen në futbollin italian dhe po mundohet që të jetë një konkurrente e denjë për titullin përballë Juventusit e Interit, dy skuadrave me buxhete shumë më të mëdha. Paraqitjet e portierit shqiptar e kanë vënë shpesh atë në epiqendër të vëmendjes dhe nuk është aspak çudi që në klub herë pas here mbërrijnë oferta për të.

Por te Lacio as nuk kanë ndër mend që të heqin dorë nga futbollisti, përkundrazi planifikojnë periudha afatgjata me të mes shtyllave të portës. Për këtë arsye, klubi ka refuzuar çdo lloj oferte për 24-vjeçarin dhe sipas “Tuttosport”, tani po mendon si të zgjatë bashkëpunimin që ka me gardianin shqiptar.

Kontrata aktuale e Strakoshës përfundon në vitin 2022, por Igli Tare shumë shpejt do të ulet në tavolinën e bisedimeve me bashkëkombësin e tij për të gjetur akordin e ri e për të zgjatur qëndrimin e tij te lacialët. Klubi është gati t’i përmirësojë futbollistit pagën, duke e dyfishuar atë aktuale. Kështu, Strakosha përfiton aktualisht 1 milion euro në sezon si rrogë, ndërsa me firmën në marrëveshjen e re, kjo shifër do të shkonte në 2 milionë euro. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan