

Një talent shqiptar ka qenë sot protagonist në fitoren e rëndësishme të Dinamos së Zagrebit ndaj Dinamo Kiev në fushën e kësaj të fundit, duke i siguruar ekipit kroat praninë mes 16 klubeve më të mira pjesëmarrëse në UEFA Youth League, Ligën e Kampioneve për të rinj në Europë. Bernard Karrica, lojtari i përfaqësueses U19 të Shqipërisë në edicionin e kaluar, ka qenë protagonist i sfidës me penalltinë vendimtare të saj.
Pas 90 minutave në një ndeshje të luftuar, dy skuadrave iu desh t’i drejtoheshin pikës së bardhë të penalltive, pasi sfida nuk prodhoi gola. Deri në serinë e fundit, të dyja ekipet kishin humbur nga një gjuajtje nga 11-metrat, duke lënë gjithçka të hapur. Voloshyn gaboi për vendasit të pestën, ndërsa radhën te Dinamo e Zagrebit e kishte Karricva me goditjen vendimtare.
Sulmuesi nuk gaboi dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë, duke kualifikuar më tej skuadrën e tij, që tashmë do të jetë pjesë e 16 ekipeve më të mira të turneut për këtë edicion. Aty përballë do të gjejë disa nga klubet më të njohura në Europë si Juventus, Bajern, Ajaks, Inter, Liverpul apo Real Madrid. Kjo është një tjetër mundësi e mirë për sulmuesin që të tregojë vlerat e tij e të bjerë në sy në arenën ndërkombëtare, ndërsa pret që shumë shpejt të ftohet edhe nga skuadra e parë e Dinamo Zagreb. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Leave a Comment