Takaj dhe barazimi me “fanellë”: Është punuar shumë vite për atë bluzë

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, duket se nuk ka qenë shumë i kënaqur me barazimin e skuadrws së tij ndaj Tiranës. Këtë qëndrim ai e shprehu për “SuperSport” pas sfidës së sotme në “Air Albania”.

“Barazim, një pikë, nuk është se janë shumë”, tha ai para mikrofonit. Por ndërkohë mbetet një paraqitje e mirë e skuadrës së tij që vazhdon të jetë e fortë me ekipet e mëdha të kampionatit, diçka që sipas tij vjen nga fakti se tashëm respektohet maksimalisht fanella që mban veshur ekipi korçar. “Është punuar vite për atë bluzë, kështu që nuk është kollaj”, vijoi ai.

Në këto ditë, tema kryesore në klubin korçar ka qenë e ardhmja e Dejvi Bregut, i cili pritet të largohet drejt nëj kampionati tjetër. Takaj gjithsesi, lë gjithçka të hapur dhe nuk jep asnjë sinjal për të ardhmen e futbollistit. “Të shohim, me atë po merremi”, ishin fjalët e vetme të tij rreth kësaj teme. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan