sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tahiri: Nuk ka mundësi që lojtari më i mirë i Partizanit të dalë Telushi, vjet kampion nga mbrojtja

Ermal Tahiri, ish-futbollisti i njohur i Dinamos, mendon se Partizani ka dalë plotësisht nga karakteri i tij dhe ka harruar edhe ato pak gjëra që e ndihmuan që të shpallej kampion një vit më parë. Në “Pressing”, duke diskutuar eliminimin nga Kupa përballë Besëlidhjes, ai insistoi se skuadra kishte probleme të mëdha në të gjitha repartet.

“Tre gola i bëri por nuk duhej pësuar. Vjet doli kampion vetëm prej asaj mbrojtjes së mirë që kishte, e kishte realizuar për të kapur objektivin. Objektivi i parë këtë vit është për të arritur titullin kampion, objektivi i dytë ishte Kupa që e humbi dhe tani me 8 pikë larg kreut është larg.  

Nuk ka mundësi që ndaj Besëlidhjes lojtari më i miri i ndeshjes është Telushi me gjithë ata futbollistë që ka në sulm e që ka marrë ekipi. Ne 3-4 herë me Dinamon na ka ndodhur qe kemi humbur 3 -0 edhe e kemi kthyer ndeshjen, nuk është çudi”, tha Tahiri. /vipsport.al/