Surpriza e hidhur për ditëlindje e Gjimshitit, dëmtimi në nxemje e lë jashtë Champions

Berat Gjimshiti ka marrë një surprizë aspak të këndshme në ditëlindjen e tij, pasi nuk ka mundur që të zbresë në fushën e lojës për sfidën mes Atalantës dhe Valencias edhe pse ishte parashikuar mes titullarëve nga trajneri Xhampiero Gasperini.

Futbollisti shqiptar është një pikë fikse e prapavijës së klubit bergamask dhe normalisht do të kishte luajtur në këtë sfidë. Por pak minuta para fillimit të ndeshjes, ai ka pësuar një dëmtim muskulor në nxemje dhe e kishte të pamundur që të aktivizohej në këtë sfidë për shkak të dhimbjeve.

Kështu, Atalanta është detyruar ta heqë nga protokolli i sfidës, duke hedhur në fushë në vend të tij Kaldaran, edhe pse ai është një mbrojtës krahu që e ka paksa të vështirë të luajë si pjesë e mbrojtjes me tre që përdor Atalanta. Tashmë pritet të mësohet shkalla e dëmtimit të mbrojtësit të përfaqësueses, i cili në edicionin aktual ka qenë më i aktivuari në kampionat te skuadra e Atalantës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan