Supersfida e javës në stadiumin “Air Albania”, Kukësi publikon çmimet e biletave

Kukësit, ndeshjen e ardhshme kundër Tiranës nuk do i duhet të udhëtojë për në Elbasan, pasi do e zhvillojë në stadiumin “Air Albania”, i cili do të jetë arena e ndeshjeve të mëdha këtë sezon. Ekipet e kryeqytetit dhe Kuksianët, stadiumi i të cilëve është në ndërtim e sipër, kanë rënë dakord me FSHF për të zhvilluar ndeshjet kryesore në impiantin e ri, me qëllimin për të zhvilluar një ndeshje në kushte më të mira, që të siguron më shumë të ardhura.

Mëngjesin klubi kuksian zyrtarizoi lajmin se dueli do të luhet në impiantin e ri dhe disa orë më pas ka vendosur të publikojë njoftimin për çmimet e biletave dhe pozicionet, ku do të vendosen tifozët në tribuna. Çmimet nuk kanë pësuar ndryshime në krahasim me ndeshjet e tjera të zhvilluara në këtë stadium më parë nga Kategoria Superiore.

Tifozët, që do të vendosen pas portave do duhet të paguajnë 500 lekë të reja për të marrë një biletë. Çmimi i biletës së tribunës përballë do të kushtojë 1000 lekë të reja, ndërsa çmimet në tribunat VIP do të ndalen në 2000 dhe 3000 lekë të reja. Mbështetësit e tifozerisë mike, në këtë rast Tiranës do të pozicionohen në tribunën pas porte të quajtur “Vasillaq Zëri”. Ndeshja do të zhvillohet të premten në orën 18:00 dhe do të hapë javën e 23 të Superiores. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan