Sulmuesi i Junajtid kritika për Murinjon: Mund të më fliste në sy dhe jo nëpër media para të gjithëve

Antoni Marsial ishte një nga futbollistët që nuk gjeti shumë hapësira në kohën e Hoze Murinjos te Mançester Junajtid. Fillimisht, portugezi i besoi sulmuesit por pas disa paraqitjeve vendosi ta ngujonte në stolin e rezervave. Por, luzitani nuk u mjaftua me kaq teksa shpeshherë në konferencat për shtyp ka kritikuar lojën e francezit.

Tashmë, Marsial ka rikthyer edhe njëherë në memorie kohën e vështirë me Murinjon teksa thekson se do të preferonte që kritikat t’i merrte në sy dhe jo nëpër mediave para të gjithëve. “Është e vërtetë se do të më pëlqente që ai të fliste direkt me mua për kritikat e ndryshme. Nuk ishte nevoja që të shprehej para të gjithëve. Pas kësaj, doja me çdo kusht t’i tregoja se kishte gabuar me mua. Ai nuk më aktivizonte nga fillimi, por unë shënoja sa herë luaja.

Megjithatë, erdhi më pas dhe më tha se ishte pikërisht kjo ajo çfarë kërkonte nëpërmjet deklaratave në media”, u shpreh Marsial. Si gjithnjë, Murinjo njihet për marrëdhëniet e tij të vençanta me futbollistët dhe në këtë rast thjesht ka tentuar të zgjojë francezin. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan