Statistika më absurde / Nëse luante Gjimshiti për ditëlindje, Atalanta rrezikonte humbjen!

Berat Gjimshiti nuk pati kënaqësinë të luante në natën e ditëlindjes së tij në Ligën e Kampioneve me fanellën e Atalantës, pasi një dëmtim muskulor gjatë nxemjes ia hoqi këtë mundësi. Por ndoshta ishte më mire kështu, pasi një statistikë absurde e publikuar nga një nga mjeshtërit e statistikave në botë, tregonte se me të në fushë skuadra italiane për çështje fati do të ishte mposhtur nga Valencia.

Spanjolli Aleksis Martin-Tamaho, i cili është një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtarë të statistikave për futbollin, ka publikuar në Twitter sapo filloi sfida e Atalanta-Valencia një statistikë me të vërtetë të çuditshme që kishte lidhje me mbrojtësin shqiptar.

“Një histori e pabesueshme. Kanë luajtur kundër Valencias në Ligën e Kampioneve në ditën e datëlindjes:

Simone Inzagi në prill 2000
Koçijan në nëntor 2000
Kolo Ture në mars 2003
Toti në shtator 2006

TË GJITHË HUMBËN.

Sot ishte i përfshirë në formacionin titullar të Atalantës shqiptari Berat Gjimshiti i cili mbushte 27 vjeç (dhe sipas rregullave të pashkruar të fatit do i jepte fitoren Valencias) por është dëmtuar në nxemje dhe në fund nuk luajti.

Mundësia që e gjithë kjo të ndodhte është qesharake, por ndodhi”, shkruante ai duke lënë të kuptohet se ndoshta mosprania në fushë e mbrojtësit shqiptar do të rezultonte fatsjellëse për Atalantën. Në fakt ashtu ndodhi pasi Atalanta më pas fitoi 4-1 dhe hodhi një hap të sigurt në kalimin në çerekfinale. Ndoshta Gjimshiti sonte do t’i duhet të ngushëllohet me faktin se nuk tentoi fatin për t’u bërë pjesë e kësaj statistike të çuditshme. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan