Sormani: U eliminuam te ndeshja e parë, nuk duhej ta kishim pësuar atë gol

Trajner i Partizanit, Adolfo Sormani, ia vë fajin interpretimit të gabuar të ndeshjes së parë ndaj Basëlidhjes për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Humbja 3-0 i kushtoi shumë shtrenjtë të kuqve të cilët dolën sot nga turneu edhe pse fituan 3-1 ndeshjen e dytë të cilën e dominuan, por nuk gjetën rrjetën aq herë sa do të dëshironin.

“Unë besoj se çështjen e kualifikimit e komplikuam në ndeshjen e parë pasi këtë përballje të dytë ndaj Besëlidhjes i bëmë gjërat mirë. Sigurisht që nuk duhej ta kishim pësuar atë gol, por theksoj se gjithçka u vendos në ndeshjen e parë, pasi  në këtë të takim të dytë jo vetëm luajtëm shumë mirë por edhe shpërdoruam shumë raste.

Është normale që kur një skuadër krijon kaq shumë, edhe mund të humbasë, por e  vendos edhe një herë tjetër theksin te sfida e parë, ishte ajo që na solli eliminimin”, deklaroi trajneri italian para mediave në fund të sfidës që pa skuadrën e tij pa arritur të sigurojë një vend në çerekfinale. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan