Sormani: Nuk më intereson rezultati i Kukësit me Tiranën, sulmuesin e dua të shkrihet me skuadrën

Partizani është duke kaluar një periudhë pozitive në kampionat teksa ka fituar tre ndeshje radhazi. Vazhdimësinë të kuqtë do e kërkojnë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit ndërkohë që trajneri Sormani në konferencë për shtyp ka deklaruar se fokusi është vetëm te Bylisi dhe jo te derbi përballë Tiranës në javën e ardhshme. Tekniku italian ndër të tjera nuk duket i shqetësuar për mungesën e golave të sulmuesve pasi i intereson që ata të shkrihen dhe punojnë për skuadrën.

“Unë pretendoj që skuadra të japë gjithçka në fushën e lojës. Në Laç pash një skuadër të përqendruar dhe agresive për të arritur fitoren. Tashmë çdo gjë është një histori e kaluar, tani duhet të shikojmë ndeshjen e radhës”.

Kartonët e verdhë dhe penalizmi i mundshëm për ndeshjen me Tiranën, siç i ndodhi Telushit në fazën e kaluar- “Ajo që më preokupon më shumë është që skuadra të stërvitet mirë. Kartonët janë pjesë e kampionatit dhe për më tepër kemi një organikë të plotë. Duhet të mbështesim lojtarët që janë në stol, pasi jemi një skuadër. Nuk e mendoj aspak ndeshjen me Tiranën, jemi të fokusuar për ndeshjen me Bylisin. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. E ardhmja është vetëm nesër. Bylisi është një skuadër shumë agresive. Ne do të hyjmë në fushë me kokën ulur, do të përqendrohemi që të marrim rezultatin”.

Mungesa e golit te sulmuesit- “Më intereson të punojnë për skuadrën. Ta mbajnë skuadrën të bashkuar dhe ta zgjasin në fushë. Dua që të luajnë vetëm për skuadrën, të tjerat nuk më interesojnë. Për mua sulmuesi duhet të shkrihet me grupin, edhe kur mbrohemi të jetë aty”.

Partizani mund të përfitoj nga rezultati i ndeshjes mes Kukësit dhe Tiranës- “I respektoj kundërshtarët, por garën time dua ta bëj me ekipin  tim. Nëse unë nuk marr pikët, është e kotë të shoh të tjerët. Për mua rezultati i sotëm nuk më intereson, por dua të bëhet një ndeshje e bukur për futbollin shqiptar”, u shpreh Sormani. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan