Sormani: Ky, vetëm fillimi i rrugës. Lojtarët e kuptuan që duhet të jenë në dispozicion të skuadrës

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, e ka vlerësuar fitoren e sotme ndaj Laçit si fillimin e rrugëtimit. Pas sfidës për “SuperSport” ai deklaroi se ekipi kishte kuptuar se të gjithë lojtarët duhej të viheshin në dispozicion të skuadrës.

“Duhet t’i bëjmë komplimente djemve se kemi bërë ndeshje të përulur, me intensitet, në një fushë të vështirë. Duhet të jemi të lumtur por duhet e dimë që rruga sa ka filluar dhe duhet të vazhdojmë.

Ka ndryshuar shumë nga Kupa. Ka ndryshuar aftësia e lojtarëve për të kuptuar se skuadra është gjëja më e rëndësishme dhe që të gjithë duhet të vihen në dispozicion të skuadrës.

Mendoj se ajo e Çinarit ishte një nga zgjidhjet e mira për të zgjeruar vijën mbrojtëse. Por sulmuesit kanë bërë një punë të shkëlqyer për të mbajtur skuadrën e mbledhur edhe në fazën kur nuk kishim topin, për të sulmuar menjëherë hapësirat kur e kishim.

Gjëja më e rëndësishme për ne, Telushi duhet të vendosë qetësinë, që të vërë në kushte skuadrën të luajë thjesht, këtë pres nga ai dhe po e bën. Pastaj ajo e golit nuk më shqetëson, më intereson paraqitja, nëse skuadra shprehet në fushë jam në rregull. Ajo që më vjen keq është që pësuam një gol kur bëmë gjithçka që të mos i lejonim të gjuanin në portë.

Mendoj se kjo është çështje të kuptosh se futbolli është lojë skuadre, janë 20 vetë që hyjnë në fushë. Të gjithë kanë të njëjtin objektiv, për të luajtur për skuadrën, kjo është gjëja më thelbësore që mbetet më e rëndësishme se pikët”, tha Sormani. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan