sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sinjali i fundit nga Flamurtari, në Kupë debutuan dy brazilianët

E ardhmja e Flamurtarit mund të jetë e shënjuar, me klubin që lëngon në fundin e tabelës së klasifikimit e me skuadrën që doli edhe nga Kupa e Shqipërisë. Por ndonëse është vetëm matematika ajo që i mban ende në elitë, në klubin vlonjat mendojnë se mund të kthejnë përsëri fatin e sezonit në javët e mbetura dhe kjo është arsyeja se pse kanë insistuar me forcë dhe ia dolën që të zhbllokonin merkaton e tyre.

Sinjali i parë ishte sot aktivizimi në Kupën e Shqipërisë i dy futbollistëve braziliane. Mesfushori Lukas Kampos dhe sulmuesi  Velder Kosta, ishin ata që u aktivizuan në radhët e vlonjateve që nga minuta e parë në sfidën kundër Vllaznisë, edhe pse në fund nuk arritën të bënin diferencën siç shpresonte e kishte premtuar trajneri Marcelo Troisi.

Ai pret edhe regjistrimin e dy futbollistëve të tjerë nga FSHF, lojtarë për të cilët në javët e fundit ka deklaruar shpesh se i ka në planet e tij si titullarë por që mbeteshin peng i peripecive me FIFA-n. Me zhbllokimin e situatës dhe aktivizimin e dy të parëve, Flamurtari ka dhënë sinjalin e parë, ose më saktësisht të fundit se do të përpiqet të luftojë për t’i dhënë kuptim këtij sezoni.

Me 15 javë të mbetura, e vetëm 6 pikë të siguruara deri tani, brazilianët duhet të tregojnë që në sfidën e radhës se insistimi i Troisit nuk ka qenë i kotë, përndryshe do të shuajnë edhe shpresën e fundit që ka tifozeria e kësaj skuadre për të ardhmen e ekipit. /vipsport.al/