Shuhet ëndrra e Tiranës dhe Shkëndijës, Ajeti gjen “strehë” në kategorinë e dytë daneze

Arlind Ajeti vendosi të mos realizojë ëndrrat e Tiranës dhe Shkëndijës për të pasur në organikën e tyre një nga lojtarët që dha kontributin e tij për të dërguar Shqipërinë në Kampionatin Europian për herë të parë në histori. Dy klubet gjigante në vendet e tyre patën shfaqur hapur dëshirën për të veshur me ngjyrat e tyre Ajetin, por duket se mbrojtësi nuk e ka parë të arsyeshme të bëhet pjesë e Shkëndijës apo Tiranës.

Mediet daneze bëjnë me dije se 26-vjeçari është bashkuar me Vejle Boldklub, skuadër që militon në kategorinë e dytë për nga rëndësia në Danimarkë. Ajeti është integruar me grupin dhe ka kryer edhe një fazë përgatitore. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët në vazhdim. Ai vjen si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Grashopers. Te Vjle, Ajeti do të bashkohet me dy bashkatdhetarë të tij. Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli do i rezervojnë një pritje të ngrohtë dhe ambientim më të lehtë.

Ndërkohë, debutimi i Ajetiti pritet të marrë kohë, duke marrë parasysh faktin se mbrojtësi ka që në maj të vitit 2019 pa luajtur një ndeshje futbolli dhe një pjesë të mirë të kësaj kohe i është dashur të stërvitet i vetëm. Ajeti ka provuar edhe shijet e të luajturit në Serie A, ku eksperienca më prestigjioze është me ekipin e Torinos, me të cilin ka zhvilluar 40 ndeshje. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan