Shtyhet ndeshja e LaLigas, arsyeja është cilësia e ajrit

Ndeshja e javës së 24 të LaLigas mes Eibar dhe Real Sociedad nuk do të zhvillohet. Federata spanjolle e kishte parashikuar këtë sfidë për ditën e nesërme në orën 16:00, por autoritet e qeverisë baske kanë dërguar një kërkesë drejt organizatorëve dhe ndeshja është shtyrë për t’u zhvilluar në një moment më të përshtatshëm.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj sfide është cilësia e ajrit në ambientet rreth stadiumit. Kjo për pasojë të një defekti të rëndë në landfillin e Zaldibarit, i cili ndodhet afër ”Ipurua Municipal Stadium”, ku zhvillon ndeshjet ekipi i Eibar. Kështu, të gjitha palët kanë rënë dakord për moszhvillimin këtij takimi deri në normalizimin e situatës.

Në njoftimin e Federatës shkruhet: “Komiteti i Konkurrencës, në përputhje me klubet e përfshira dhe me rekomandimin e Qeverisë Baske, ka vendosur të pezullojë nesër ndeshjen Eibar-Real Sociedad në stadiumin ‘Ipurua’”. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan