Shqiptarët në modë, Barcelona sfidon ekipet italiane dhe nis sondazhet për Kumbullën

Marash Kumbulla tashmë është kthyer në shqiptarin më të kërkuar teksa listës së gjatë i është shtuar edhe Barcelona. Sipas asaj që raportojnë mediat pranë Veronës, për mbrojtësin kanë nisur sondazhet e para nga katalanasit.

Kështu, pas transferimit të Rei Manaj, emri i një tjetër futbollisti të kombëtares lidhet me gjigandët spanjollë. Barcelona është duke vëzhguar me kujdes situatë e pasuesit të Pike, ndërsa forma e Umtiti është shqetësuese. Ndaj, blaugranët ndjekin Kumbullën, i cili nga ana tjetër ka interesim edhe nga Bundesliga.

Por, kandidatët e vërtetë janë në Itali. Aty ku Interi, Lacio dhe Napoli janë duke zhvilluar një garë të fortë për shërbimet e 20-vjeçarit, i cili që në vitin e parë në Serinë A ia ka dalë të krijojë shumë fansa pas vetes. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan