Shorti i Europa League/ Rejnxhërs i Kamberit përballë gjermanëve, Inter ndaj spanjollëve. Me fat Junajtid

U hodh ditën e sotme shorti i Ligës së Europës me kompeticionin që do startojë fazën e 1/8-tave. Në këtë raund mësuan kundërshtarët Inter, Mançester Junajtid apo Sevilja.

Kështu, italianët do përballen me Getafen. Një kundërshtar i sikletshëm teksa këta të fundit eliminuan Ajaksin, megjithatë zikaltërit mbeten favoritë absolut. Me fat ishte Mançester Junajtid që “peshkoi” austriakët LASK Linz. Një sfidë e vështirë për Romën të cilëve iu duhet të përballen me ekspertë të këtij kompeticioni, siç është skuadra e Seviljes.

Sakaq, pjesë e shortit ishin edhe skuadrat e legjionarëve shqiptarë. Rejnxhërs i sulmuesit Florian Kamberi do përballet me Bajern Leverkusen, ndërkohë që Bazeli i Taulant Xhakës e Zhegrovës pret njërin mes Eintraht Frankfurt dhe Baze. Në fund, Olimpiakos që ka në përbërje të riun e talentuar, Emiliano Bullari shorti i rezervoi anglezët e Uolverhempton. /Egi Cabeli-VipSport.al/

Ndeshjet e fazës së 1/8-tave:

Bashaksehir-Kopenhagen

Olimpiakos-Uolverhempton

Rejnxhërs-Bajer Leverkusen

Volfsburg-Shaktar Donjesk

Inter-Getafe

Sevilja-Roma

LASK-Mançester Junajtid

Eintraht Frankfurt/ Salzburg- Bazel

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan