Shkodranët që po spikatin në Superiore, sulmuesi i Bylisit: Shpresat dhe formacioni janë prioriteti im

Eridon Qardaku është një nga lojtarët e talentuar kontigjent i Bylisit, i afruar nga presidenti Besnik Kapllanaj në verën e shkuar. Qardaku te Bylisi debutoi në Superiore, ndërsa kontrata e tij është afatgjatë në saj edhe të projekteve dhe strategjisë që kanë ballshiotët me talentet e  reja.

Eridon Qardaku, sulmuesi i talentuar i Bylisit shpalos synimet e të tashmes dhe të ardhmes që ai ka me Bylisin dhe jo vetëm: “Erdha në Ballsh sepse klubi kishte synime në verë dhe për me tepër në ofertën që mu parashtrua mua plotësuan kërkesat, por edhe nga perspektiva dhe afirmimi i talenteve në Ballsh. Jemi në rrugë të mbarë deri më tani, dhe shpresoj që të gjithë të vazhdojmë kështu duke marrë rezultate javë pas jave në takimet e shtëpisë dhe ato në transfertë sidomos”,- tha fillimisht sulmuesi 19-vjeçar.

Ambiciet

“Synimet e mia duke qenë se është viti i parë në Superiore, është që të luaj sa më shumë. Çdo minutë që më jepet rasti duhet që ta shfrytëzoj. Jemi me fat ne të rinjtë që punojmë me një lektor si trajneri Dovedan. Na mirëkupton dhe na përkrah shumë ne të rinjve dhe këtë duhet qe ta shfrytëzojmë në dobi të vetes sonë”.

Shpresat

 “Unë kam qenë pjesë e Shpresës U-21 kam veshur me parë fanellën kuqezi, ëndërr dhe privilegj njëkohësisht, ndërsa shpresoj që duke marrë sa më shumë afirmim më Superiore, të luaj me Shpresën U-21 duke qenë se jam në moshën më ideale”, – tha Eridon Qardaku, sulmuesi i ballshiotëve.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan