Shkatërruan stadiumin, policia nis arrestimet e tifozëve huliganë

Këtë javë të Kategorisë Superiore, stadiumi “Air Albania” ka qenë “viktimë” e gëzimit të tejskajshëm të tifozëve, që ka çuar edhe në thyerjen e një numri të konsiderueshëm stolash, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe krijuar një figurë aspak të mirë nga ana njerëzore. Në stadium janë thyer plot 164 stola në dy ndeshjet e zhvilluara në impiantin e ri, Kukësi-Tirana dhe Partizani-Bylis.

Pas reagimit të disa institucioneve dhe figurave kryesore të shtetit, përfshirë edhe kryeministri, ka qenë radha e Policisë së Shtetit për të thënë fjalën e saj. Kjo e fundit ka dalë me një reagim zyrtar, ku njofton se ka arritur të evidentojë individët problematikë dhe ka bërë të mundur arrestimin e tre prej tyre.

Nëntë tifozë të Tiranës janë shpallur në kërkim dhe gjashtë tifozë të tjerë bardheblu janë proceduar në gjendje të lirë. Ajo që bie në sy është se nga tre të arrestuarit janë dy tifozë të Bylisit. Policia ka bërë publikuar edhe inicialet e të gjithë personave të proceduar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht.

Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi.

Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasve:

G.M., 39 vjeç, K.B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L.G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

Nga terësia e veprimeve proceduariale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan