Shi milionash nga Botërori i Klubeve, europianët tradhtojnë UEFA-n dhe shkojnë pas Infantinos

Dështon përpjekja e UEFA-s për të evituar zhvillimin e një Botërori Klubesh sipas idesë së Xhani Infantinos. Ky i fundit ka gjetur sponsorë aziatikë të cilët janë gati të bëjnë çmenduri për turneun, i cili debuton në vitin 2021 me një format me 24 skuadra.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, duket se ka dështuar në luftën e tij për të bindur klubet e mëdha europiane që të bojkotojnë këtë aktivitet, pasi milionat kanë bërë të vetën dhe klubet e mëdha janë gati të marrin pjesë për të mbushur arkat e tyre. Në mars do të zyrtarizohet formula e aktivitetit që luhet në qershor-korrik 2021, por nga Europa pritet të marrin pjesë 8 ekipe: 4 fitueset e Ligës së Kampioneve 2018-2021, si dhe më pas numri plotësohet nga skuadrat që janë më lart në klasifikimin e klubeve të UEFA-s.

“Mendoj se është e drejtë që FIFA po përpiqet që të reformojë Botërorin e Klubeve. Në formatin aktual nuk është interesant dhe zhvillimi i ndeshjeve në periudhën e fundvitit nuk është optimal”, tha Karl Hainz Rumenige, shefi ekzekutiv i Bajern Mynih. “Njëkohësisht, ën formatin aktual, ky Botëror nuk është aspak fitimprurës për klubet”.

Botërori i ri, sipas ZFD, do të ketë shi milionash për klubet pjesëmarrëse, të cilët si fillim do të përfitonin 50 milionë dollarë nga fondi i përbashkët vetëm për pjesëmarrjen në aktivitetin që zhvillohet një herë në katër vite. Pastaj me vazhdimësinë e turneut, të ardhurat do të rriteshin dhe për fituesin parashikohet një shifër prej rreth 115 milionë eurosh fitim. Arsye mëse e mjaftueshme që klubet europiane të braktisin Çeferin dhe të vihen në ndjekje të Infantinos. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan