sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shehu: Gjyqtarët po bëhen protagonistë. Po mbajnë flamurin kush merr kampionatin e kush mbijeton

Gabimet e gjyqtarëve dhe “automoviola” e Kukësit kanë qenë temë diskutimi në studion e “Rubrika Sportive”. Botuesi i VIP Sport, Fation Shehu, mendon se gjyqtarët po ndikojnë në fatin e kampionatit me vendimet e tyre.

“Fatkeqësisht arbritrat po bëhen protagonistë çdo javë, qoftë në fushë apo jashtë saj. Kukësi ndoshta e ka strategji, po përgjigjet me automoviolë se specialistët po ndalem pak se duhen paragjykuar. Kam ndjekur në studio edhe specialistë që punojnë në Federatë, raste që nuk duhet të komentohen, mundohen të fshehin të vërtetën. Më vjen keq që mundohen të fshehin të vërtetën në publik.

Kukësi ndoshta në të gjitha pikate nuk ka të drejtë, të merren me individin është mision i pamundur por nëse merresh me kaq javë e kaq pak gjyqtarë që, do rrotullohet rrota e bie i njëjti arbitër herët e a vonë. Por duke parë se ku jemi në kampionat dhe që pati mbledhje emergjente, dyshoj që arbritrat po mbajnë flamurin se kush do të marrë kampionatin e kush bie, do të bëhen faktorë.

Personalisht nuk mendoj se gjyqtari vendosi fatin e takimit e pavarësisht gabimeve në çdo rast, autokritikën Kukësi duhet ta ketë te vetvetja. Por janë raste dhe është zgjedhur që të bëhet automoviola, se gjyqtarët po bëhen faktorë me vendimet e tyre në fushën e lojës”, tha Shehu. /vipsport.al/