Sarri e ka me të gjithë: Në Itali do na kishin dhënë dy penallti, lojtarët nuk kuptojnë që duhet të lëvizin shpejt topin

Juventusi humbi mbrëmë ndaj Lionit dhe tregoi se nuk është gati ta fusë veten në listën e treshes apo katërshes pretendente për të fituar trofeun më prestigjoz për klube në Europë. Sarri nuk po arrin të bëjë asgjë më shumë se Alegri, me Juventusin, që akoma nuk është ajo skuadra që luan bukur dhe fiton rregullisht.

Pas ndeshjes trajneri i bardhezinjve është shfaqur i pakënaqur me të tijtë, duke u shprehur se nuk ishin në nivelin për të fituar një ndeshje të Champions League. Italiani ndoshta pa dashje tregon diçka edhe rreth standardeve të gjykimit ndaj bardhezinjve në Europë dhe në Itali. Tekniku pretendon se në Itali do i kishin dhënë dy penallti për ndërhyrjet ndaj Ronaldos dhe Dibalas, duke vënë në dukje favorizimin e bardhezinjve brenda vendit.

DOBËSITË- “Na mungoi vendosmëria dhe agresioni në sulm dhe për 15 minuta na mungoi edhe saktësia në mbrojtje. Ishim të pafat kur De Ligt u largua nga fusha i dëmtuar. Pjesa e dytë ishte më e mirë, por të them të drejtën nuk ishte e denjë për të fituar një ndeshje në Champions League. Nuk mund t’i detyroj lojtarët të kuptojnë rëndësinë e të lëvizurit shpejt të topit.”

GJYKIMI- “Në Itali do të kishte dy penallti për ne, për ndërhyrjet ndaj Ronaldos dhe Dibalas. Serie A ka një tjetër metër në gjykim dhe duhet të përshtatemi me këtë”, përfundoi tekniku. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan