

Transferimi i Dean Liços në radhët e akademisë së Lacios ka bërë bujë edhe përtej Adriatikut. Futbollist i talentuar korçar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e akademive të klubeve si Leganes e Sporting Lisbona, ka përfunduar sot pjesë e rubrikës së njohur “Un talento all giorno” (Një talent në ditë) të portalit “Tuttomercatoweb” që i kushtohet të rinjve që bëhen gati të shpërthejnë në futbollin italian.
“Dean Liço ishte një zgjedhje e Tares dhe praktikisht por flasim për një fantazist mjaft të aftë që kërkon pasimin për sulmuesin. Prania e tij është një dhuratë e vërtetë për qendërsulmuesit, një lajm i mirë për sulmuesit në formë të klubit bardhekaltër.
Edhe pse dashuron të luajë më në qendër në krahasim e kolegun, ne e kemi përngjasuar me Bernardeskin, edhe për karakteristikat fizike që kanë të përbashkëta”, shkruante portali italian duke iu referuar këtij transferimi që kreu Lacio në ditët e para të shkurtit.
Liço provoi të nënshkruante për Peruxhian në Serinë B në fillimin e sezonit, por problemet me dokumentacionin nuk e lejuan që t’i bashkohej kësaj skuadre ku shpresonte të kishte minuta në fushë. Megjithatë, prania te akademia e Lacios, do të jetë një ndihmesë më shumë për të ardhmen e futbollistit i cili pritet të përshtatet shumë shpejt meqë aty ka një komunitet të madh lojtarësh shqiptarë. /vipsport.al/

more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Leave a Comment