Sadio Mane: Nuk e dija se kur fiton Premier Ligën të japin medalje

Liverpuli për herë të parë pas tre dekadash do të ketë mundësinë të ngrejë në qiell trofeun e Premier Ligës. Kampionati qëndronte si një event i mallkuar për ta, që i janë afruar shumë shpesh, por nuk kanë arritur ta fitojnë. Është dashur të vijë Jurgen Klop dhe të ndërtojë këtë skuadër perfekte për t’i gëzuar sërish tifozët pas kaq shumë vitesh.

Sadio Mane, të cilin Klop e mori nga Sauthempton në vitin 2016 është një nga yjet që po shkëlqen më shumë këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën në shumë momente vendimtare. Senegalezi ka dhënë një intervistë mediet angleze. Gazetari ka prekur edhe çështjen e ceremonisë dhe marrjes së medaljes dhe senegalezi çudit kur shprehet se nuk e dinte se në ceremoninë e Premier Ligës të jepnin medalje.

“Kam dëgjuar ditën e djeshme se nëse fitojmë Premier Ligën do të na japin medalje. Nuk e kam ditur kurrë se ndodhte kjo gjë në atë ceremoni, por as nuk më interesojnë trofetë personal. Nuk është aspak e lehtë të fitosh kampionatin anglez. Premier Liga është kampionati më i mirë në botë dhe në çdo ndeshje që luan në këtë kompeticion, duhet të japësh maksimumin. Mami dhe xhaxhai im gjithmonë më kanë shtyrë të mos merrem me futboll, por të shkoj në shkollë dhe të mësoj. Unë tashmë ia dola dhe ata e kanë kuptuar se kanë gabuar”, përfundoi ylli i Liverpulit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan