Rroca: Bëjmë kthesën me Teutën, edhe rivalët do gabojnë

Krahas trajnerit Shpëtim Duro, foli edhe mesfushori Eduart Rroca, një nga më të spikaturit e skuadrës kuksiane në këto dy sezoni…Në prononcimin që ka dhënë për “Rtshsport”, trajneri Duro ka pohuar: “Ndeshja me Teutën? Është e vërtetë që vijmë nga një moment jo i mirë por edhe më para kemi pasur momente të tilla por e kemi kapacitetin për të kaluar këtë moment. Teuta ka një ekip të mirë dhe merr shumë pikë në shtëpi dhe hap probleme dhe në ndeshjen e fundit na ka mundur. Shpresoj që këtë moment ta kthejmë në favorin tonë dhe të dalim me fitore”.

Roli

“Unë luaj si sulmues i dytë por edhe mesfushorin e qendrës e bëj shumë. Mirë do të kuaj ku do trajneri. Ka edhe shumë ndeshje para. Siç ka Tirana me Partizanin, kemi edhe ne ndeshjen me Teutën dhe është shumë e vështirë të parashikohen ndeshje të tilla”.

Sezoni më i luftuar

“Ky sezon ka qenë i luftuar dhe kishte kohë që s’ka pasur luftë treshe për titull. Them se kështu do të shkojë deri në fund dhe do të vendoset vetëm në 2-3 javët e fundit”, – tha Eduart Rroca në fund të prononcimi të tij.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan