Rrëfimi i Taulant Xhakës: Nuk pendohem për Shqipërinë, atje të paguajnë tifozët restorantin

Edhe pse ka kaluar peripeci nga më të ndryshmet në radhët e përfaqësueses shqiptare duke u përplasur me thuajse secilin trajner në këto vite si kuqezi, Taulant Xhaka nuk është penduar që ka veshur fanellën kuqezi. Në një intervistë të dhënë për “T-online”, ai ka folur për këtë zgjedhje që bëri, duke vendosur të mos priste Zvicrën ku ishte lindur e rritur.

“Federata Shqiptare e Futbollit shfaqi interes për mua shumë herët dhe unë desha që të provoja veten në arenën ndërkombëtare që në moshë të re. Por në asnjë moment ai nuk ishte një vendim kundër Zvicrës. Unë i jam mirënjohës faktit që Zvicra mikpriti familjen time, që u linda dhe u rrita këtu. Por unë dëshiroja të fitoja eksperiencë në një ekip kombëtar sa më shpejt që të ishte e mundur dhe kjo fatkeqësisht nuk ishte e mundur me Zvicrën.

Familja nuk ndikoi në vendimin tim, vendimi për të shkuar te Shqipëria ishte gjithashtu për shkak të padurimit tim. Isha 19-vjeç, mosha perfekte për të hedhur hapat e parë në ekipin kombëtar. Mund të kisha pritur për një thirrje nga kombëtarja e Zvicrës, por nuk isha i sigurt se do të vinte ndonjëherë. Unë pata mundësinë që të luaja në Euro 2016 me Shqipërinë dhe realizoja një ëndërr të madhe. Ndaj nuk kam keqardhje për vendimin tim”, tha Xhaka.

Ndërkaq, ai tregoi se në Shqipëri, trajtohej nga të gjithë si një hero. “Në Shqipëri, njerëzit janë pasionantë rreth ekipit kombëtar. Si një lojtar i kombëtares, të trajtojnë si një hero popullor, ka ndodhur që kam shkuar në restorante në Shqipëri ku më kanë paguar ushqimin. Reputacioni që gëzojnë atletët profesionistë që përfaqësojnë vendin atje është tmerrësisht i madh”, vijoi mesfushori.

Ai është përfolur shpesh se mund të largohet nga Bazeli por vazhdon të mbetet pjesë e tij. Sipas vetë Xhakës, nëse është e mundur, do të dëshironte të mbyllte karrierën në këtë klub. “Nëse Bazeli do të më ofronte një kontratë deri në pension, do ta firmosja pa hezitim. Dua të qëndroj me këtë klub, 100%. Nuk më intereson se cili klub i Bundesligës do të më kërkonte. Unë jam lindur në Bazel, kam familjen time aty, kam bërë shumë për këtë klub, të gjithë në qytet e dinë se çfarë do të thotë FC Bazel për mua”, deklaroi futbollisti 28-vjeçar. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan