sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rrëfimi i Kapelos: Sekretarios i shpëtonte në brekë sa vishte fanellën e Realit

Fabio Kapelo ka shëtitur në klubet e përfaqësueset më të famshme në botë e ka drejtuar disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Ndaj sigurisht, ish-trajneri i njohur ka shumë histori për të treguar, por ajo që ka zbuluar sot në një intervistë të tij, nuk ka qenë një ndër më të këndshmet.

Ajo i kushtohej Karlos Sekretario, ish-mbrojtësit i cili ka luajtur me Portugalinë dhe në vitin 1996, u bë pjesë e Real Madrid i cili drejtohej  pikërisht nag Kapelo. Por eksperienca e tij te madrilenët la për të dëshiruar, siç tregon vetë Kapelo arsyen e dështimit të mbrojtësit që u ble nga Porto.

“Kishim një lojtar të cilit nuk ia kujtoj mirë emrin, një mbrojtës nga Portugalia, Sekretario. Sapo hynte në fushë me fanellën e Real Madrid, më falni për fjalët, por i shpëtonte në brekë. Nuk mund të luante, në stërvitje dhe me Portugalinë ishte në rregull. Me Realin ishte katastrofe”, tregoi Kapelo për aventurën e ish-mbrojtësit.

Pas dështimti në Spanjë, Sekretario e mbylli karrierën e tij në futbollin portugez si pjesë e Portos së Murinjos dhe atje nuk u paraqit aspak keq, pasi me të fitoi si Kupën UEFA, ashtu edhe Ligën e Kampioneve. /vipsport.al/