Rrahmani: Lënien jashtë Europiani nuk e kam kuptuar as sot, ja kush fiton në Shqipëri dhe Itali

Amir Rrahmani është duke shkëlqyer në elitën e futbollit italian teksa falë paraqitjeve me Veronën, ia ka dalë të sigurojë edhe firmën me Napolit, aventurën me të cilën do e nisë në verë. Sakaq, në një prononcim për Zona Gol, Rrahmani i është rikthyer edhe njëherë vendimin që e la jashtë Europianit me Shqipërinë, duke e theksuar se ende edhe sot e kësaj dite nuk e ka kuptuar vendimin. Ndër të tjera, mbrojtësi u shpreh se kishte edhe interesime nga klube të tjera, por Napoli u tregua konkret.

Kumbulla? “Disa futbollistë të huaj nuk e besonin për aftësitë që kishte, por unë e dija. Dhe nuk është befasi për mua, pavarësisht moshës”. Aktiv në sulm? “Situatat në sulm që kam krijuar në lojë jo nga goditjet e lira është stili i trajnerit, pasi kërkon një nga tre mbrojtësit të shkojnë para”. Numri 13? “Doja që të mos ishte numër negativ si mendojnë disa, pasi mund të jetë edhe pozitiv”. Napoli, vendi i titullarit? “Besoj që përderisa më kanë blerë dhe kanë dhënë paratë gjashtë muaj para besoj që do e hapin rrugën, pasi kam dëgjuar se Kulibali mund të shitet. Unë duhet të punoj gjithmonë edhe vendin e sigurt nuk e ke edhe në se të blejnë për 100 milionë apo 1 milionë”.

Klube të tjera veç Napolit? “Napoli ishte konkret, kishte interesim edhe nga Anglia por jo konkrete. Unë e vendosa që në se kisha diçka konkrete ta shfrytëzoja”. Pozicioni në mbrojtje? “Sa më shumë paraqitje aq më shumë përmirësohesh në pozicionin tënd në fushë. Nuk është vetëm Verona por edhe Dinamo Zagreb, pasi kam luajtur 80% kohës si i majtë”. Provë te Kastrioti? “Kam pasur provë, por Drenica kërkonte dëmshpërblim dhe nuk kishin mundësi të paguanin”. “Sezoni i parë ishte i vështirë sepse Partizani sapo ishte kthyer, megjithatë në sezonin e dytë kemi luajtur futboll shumë të mirë”.

Lënia jashtë Europianit? “Nuk ishte një moment i keq, por nuk e prisnim. Jam ndjerë i zhgënjyer por më pas kam filluar me punën. Nuk ishte se ishte fundi i botës, por edhe e prisja se nuk kisha shumë paraqitje me Kombëtaren. Por, duhej të mendonin pak të ardhmen. Pastaj, ika se mendova se nuk ishim e ardhmja. Nëse mendon për të ardhmen duhet t’i ftosh disa të rinj që në eliminatoret e ardhshme t’i kesh të gatshëm. Edhe sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar zgjedhjen”.

Kualifikimi i Kosovës? Besojmë se mund të arrijmë në Europian. Kemi një ,kundërshtar më të fortë, por besojmë të gjithë. Futbollistët po luajnë dhe të jemi në maksimum për ndeshjen e marsit. Dhe, shpresojmë të arrijmë së bashku. Kush fiton kampionatin në Shqipëri? “Do doja Partizanin”. Po në Itali? “Do doja Lacion, por Juventusi është më i fortë”. Juriç te Napoli? “Nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë”, tha Rrahmani. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan