Ronaldo: Barcelona më largoi vetë dhe më pas u bashkova me Realin vetëm për një arsye

Ronaldo “Fenomeni” është një nga të paktët lojtarë, që ka luajtur me rivalët më të mëdhenj dhe nuk urrehet nga asnjë tifoz i çdo ekipi. Braziliani ka provuar Barcelonën dhe Realin në Spanjë dhe ka përfaqësuar Interin dhe Milanin në Serie A. Ai zgjedh të tregojë një prapaskenë rreth largimit nga katalanasit.

Pas klubit blaugrana ai kaloi te Interi për 28 milionë euro dhe pas zikaltërve shkoi te rivalët e përjetshëm të klubit blaugrana, Real Madrid për shumën rekord prej 45 milionë eurosh. Ronaldo tregon se për kalimin te Reali, “fajtori” kryesor ishte Roberto Karlos.

“Te Barcelona ndihesha mirë dhe prisja rinovimin e kontratës. Kisha shkuar në Brazil, pasi kisha ndeshje me kombëtaren. Pas pesë ditësh çuditërisht më komunikohet se klubi nuk është në gjendje të rinovojë kontratën dhe në atë moment asgjë nuk ishte në dorën time. Nëse Barcelona do të më vlerësonte ashtu si unë mendoja, atëherë qëndrimi im atje do të ishte i sigurt.

Roberto Karlos ishte një lojtarët kryesorë të Realit dhe në luanim bashkë në kombëtare. Ai më tregonte vazhdimisht se sa mirë ishte të luaje në Madrid. Fjalët e tij më ishin mbërthyer në mendje dhe pas disa vitesh me Interin desha të provoj vetë shijen e të luajturit me Realin. Kur e provova vetë gjithçka i tejkaloi fjalët e Roberto Karlos. Te Real e kam shijuar futbollin dhe jam munduar të jap maksimumin për ta ngjitur edhe më lart se ç’ishte”, përfundoi presidenti i Vajadolid. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan