sex hikayeleri porno izle kartal escort

Rama zbulon akordin me Malën: Do vazhdojë të mbetet pjesë e Partizanit

Krah trajnerit Sormani, ditën e sotme në konferencën për shtyp para derbit të nesërm është shfaqur edhe drejtori, Olsi Rama. Ai ka folur gjatë për çështjen e Malës, i cili është kthyer që nga dhjetori me skuadrën dhe ka lajmëruar se klubi dhe lojtari kanë arritur një akord. Mala do vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit dhe në rast se vjen një ofertë nga një kampionat më i fortë ai do lejohet të largohet, sigurisht në këmbim të një shpërblimi financiar nga klubi i kuq.

ÇËSHTJA MALA- “Situata e Malës është një situatë e krijuar për shkak të situatës së klubit, për ta investuar te lojtarët e rinj, në mënyrë që të bëjmë një politikë për rritjen cilësore sportive dhe ekonomike. Qëlloi që ishte Mala lojtari i parë për të cilin klubi mbajti këtë qëndrim. Mund të ishte kushdo tjetër.

BISEDIMET ME LOJTARIN- “Në me Malën kemi punuar që vjet për rinovimin e radhës. Kemi hedhur hapa të konsiderueshëm përpara dhe sigurisht duke e parë Malën si investim të klubit me idenë që do i krijonim mundësinë të luante në stadiume më të mira se ‘Air Albania’. Ne me Malën kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Së fundmi kemi arritur akordin që Mala do të jetë vetëm lojtar i Partizanit përsa i përket rajonit dhe Shqipërisë. Kështu që, ka një kontratë dhe nëse do jetë e mundur do i krijojmë kushtet të luajë në një kampionat të huaj jashtë vendit. Ne nuk e shohim Malën vetëm si lojtar për atë që ka dhënë për Partizanin. Ai ka vlera edhe si person dhe do të shtojë shumë në rritjen e ekipit në vazhdim.

RIKTHIMI- “Vendosëm ta riintegrojmë në ekipin e parë që t’i jepet mundësia të shfaqi gjithçka dhe t’i krijojë mundësinë vetes të shkojë jashtë. Ka mbetur vetëm formalizimi, por duhet të them se nëse Malës i vijnë oferta nga rajoni në kampionate që nuk kanë shumë ndryshime nga i joni, Mala do të vazhdojë me Partizanin. Nëse vjen një ofertë më prestigjioze, ai pritet të largohet dhe klubi do bëjë çmos t’i krijojë mundësinë të luajë atje.

KËSHTU JO VETËM PËR MALËN- “Kjo është politika e klubit tonë edhe me lojtarë të tjerë. Edhe Trashit i kemi thënë se i ka dyert e hapura nëse vjen një ofertë nga një kampionat më prestigjoz, ashtu si edhe Mala, Bardhi, Çinari. Ata e dinë shumë mirë që nuk do kenë asnjëherë asnjë pengesë. Sigurisht klubi ka politikat e veta financiare, mos të harrojmë se Demi po investon shumë në kompleksin e ri dhe këto para duhen kthyer. Një mënyrë është shitja e talenteve të rinj që dalin nga ekipi. Me qëndrimin tonë donim të jepnim mesazhin tonë për t’ia bërë të gjithëve të qartë se me të vërtetë ne duam ta bëjmë Partizanin klubin më të mirë në Shqipëri, ku të gjithë duan të mijë sepse shpërblehen dhe marrin meritat që i takojnë, por edhe duhet të kuptojnë se klubi pretendon edhe ndonjë të ardhur nga kjo. Jo të gjitha investimet dalin fituese. Ka edhe lojtarë që nuk japin atë që duhet. Klubi nuk ankohet dhe merr përsipër të gjitha pasojat e kësaj. Mirëpo ata që prodhohen nga fidanishtja e vet pretendon të marri një fitim të caktuar. Me malin shpresojmë të fitojmë të gjithë.

TIRANA PRETENDENTE- “Është e vërtetë që vetëm në fillimet e hershme te ardhjes së presidentit Demi ka qenë që Partizani shkonte në pozita të disfavorshme për të fituar derbin për sa përket klasifikimit. Mbaj mend një derbi kur Partizani ishte në kategorinë e parë dhe Tirana kishte shansin të fitonte. Gjashtë vite më pas Tirana e theu atë tabunë. Ekipi tashmë e ka kuptuar rrugën që duhet të ndjekë me trajnerin e ri. Ka motivim të mjaftueshëm. Unë e kam thënë gjithmonë që në debi ka një specifikë të veçantë sepse nuk ka nevojë të motivosh lojtarët sepse të gjithë vetë motivohen në një ndeshje të tillë.”

MUNGESA E TRASHIT DHE ENTUZIAZMI I KUNDËRSHTARIT- “Nuk ka gjë më të bukur që stadiumi të jetë plot. Nuk ka rëndësi se do jenë më shumë tifozë të Tiranës. Do mungojë Trashi, por kemi Hakajn që do e zëvendësojë në mënyrë dinjitoze. Mund të ndikojë edhe fakti që të kenë dëshirë që të kapin kreun. Tirana është në periudhë shumë të mirë, fluturon me krahët e entuziazmit, por duhet të dijë që do ketë përballë një Partizan tejet të motivuar.”

GJYKIMI- “Unë ankohem për arbitrat, po aq sa ankohem kur futbollistët e mi humbin raste të pastra para portës. Duhet të jemi koshient që ky sezon është karakterizuar nga gabime foshnjarake. Nëse garën sportive do të ketë prapaskena do të ndërhyj. Deri tani nuk e gjykoj të tillë. Partizani është ekipi kampion dhe në kuadrin e ankesave janë në rritjen e cilësisë dhe jo për të justifikuar.”

NIPI TIFOZ ME TIRANËN- “Gregu është sportdashës. Ka luajtur basketboll me Tiranën. Domethënë ka një ta kaluar në historinë e vet me Tiranën dhe ka një simpati me këtë ekip. Kjo s’ka lidhje fare me mua. Nëse qëlloj unë me lojtarët e Tiranës të gjithë e dinë se unë u jap dorën dhe u uroj suksese. Gregu nesër do e shohë ndeshjen, mund të jetë ulur edhe afër meje, por po të dojë mund të bëjë tifozllëk për Tiranën.” /vipsport.al/