“Prova” para derbit, Kukësi-Tirana mbledh rreth 8000 tifozë!

Sfida e sotme Kukësi-Tirana sigurisht që pritej me shumë interes, por një lobim të madh kanë bërë në prag të kësaj sfide edhe dy klubet për të afruar sa më shumë tifozë.

Kukësi është pritës në “Air Albania” dhe presidenca kuksiane ka vënë autobusë në dispozicion edhe nga qyteti verior.

Por, ka pasur edhe mjaft tifozë nga Tirana. Janë më shumë se 7600 tifozë që janë aktualisht në “Air Albania”, si nga Kukësi, ashtu edhe nga Tirana në mbështetje të skuadrave të tyre të zemrës.

Një shifër e lartë, duke pasur parasysh se një javë më parë, në Tirana-Skënderbeu nuk kishte as 2000 tifozë, ndërsa ky është një sinjal pozitiv para derbit që do të luhet javën e ardhshme, po në “Air Albania”.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan