Probleme të shumta te Tërbuni, mund të mungojnë gjashtë lojtarë!

Tërbuni do të ketë shumë mungesa në sfidën që do të luajë me skuadrën e Burrelit dhe bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm dhe titullarë. Siç edhe raportojnë në faqen e tyre në “Facebook”, pukjanët në një nga takimet më delikate do të kenë 2 mungesa të sigurta, Rigers Dushku e Serdar Zagani për shkak të kartonëve të kuq si dhe dy lojtarë të tjerë janë në dyshim.

Mbrojtësi Hithi e sulmuesi Përgjini  vijojnë ende të dëmtuar, por ka shpresa për rikuperim. Por edhe Aldo Selenica si dhe Anxhelo Isaraj.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në stërvitjen e fundit që do të kryhet nesër, nëse lojtarët do t’ia dalin të jenë gati apo jo. Skuadra pukjane ndodhet në vendin e shtatë në tabelën e renditjes në Grupin dhe ka 17 pikë…

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan