sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Probleme me financat, Besa më në fund bojkoton stërvitjen

E kanë ngritur zërin disa herë edhe gjatë muajve të fundit të 2019 lojtarët kavajas,e e madje disa futbollistë si nigeriani Onu e ndonjë tjetër nuk kanë pranuar që të stërviten. Por, duket se tashmë ka ardhur aty ku nuk mban më dhe në Kavajë lojtarë nuk kanë dal sot në stërvitje.

Skuadra duhej që të paraqitej në stërvitje në orën 13:00, por për shkak krizës financiare, futbollistët dhe stafi teknik, e panë të arsyeshme, të mos dilnin në stërvitje, me shpresën që kjo situatë kaotike do të zgjidhet sa më shpejt.

Kavajasit luajnë një ndeshje mjaft të rëndësishme, pasi presin në Pezë këtë fundjavë Apoloninë, por duket se situata në klub nuk është aspak e mirë.

Kjo nuk është hera e parë që klubet shqiptare, kanë problem me financa. Kujtojmë që në një situatë të ngjashme janë edhe disa nga klubet e Superiores, të cilat kanë muaj pa u paguar.

/Vipsport.al/