Presin në Skënderbeun ditën e nesërme, Vllaznia bën njoftimin për biletat

Vllaznia do të presë ditën e nesërme në Shkodër në orën 14:00, Skënderbeun. Shkodranët morën një fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Luftëtarit, megjithatë suksesi i korçarëve ndaj Teutës, bëri që kuqeblutë të qëndronin sërish në vendin e tetë që në fund të sezonit do të thotë play out.

Ndaj, sfida e nesërme konsiderohet si një duel direkt për objektivat e të dyjave skuadrave, me diferencën në klasifikim që është vetëm një pikë.

Kështu, klubi ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në shkallët e Loro Boriçit për t’i dhënë një shtysë më shumë lojtarëve në fushë. Shkodranët kanë publikuar çmimet e biletave, teksa njoftojnë se shitja e tyre do të fillojë prej ditës së sotme. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan