Prapaskenat e merkatos, Rrahmani i tha “jo” në janar Arsenalit!

Napoli nuk ishte klubi i vetëm i madh që i kishte hedhur sytë Amir Rrahmanit pasi një tjetër gjigant europian po monitoronte futbollistin e përfaqësueses së Kosovës. Mbrojtësi ka firmosur pak ditë më parë për napolitanët të cilëve do t’u bashkohet ne verë, por më parë i tha jo një prej ekipeve më të njohur në Angli.

Verona kishte akord me Napolin që në nëntor dhe thjesht priste që të vinte periudha e merkatos së janarit që të uleshin në tavolinën e diskutimeve për kushtet e kontratës. Por në skenë në ditët e para të janarit u shfaq ekipi i Arsenalit, i cili me sa duket kishte monitoruar me vëmendje futbollistin e Kosovës falë edhe paraqitjeve të tij ndaj përfaqësueses së Anglisë.

Të njëjtat burime sqarojnë se Verona dhe Rrahmani e refuzuan këtë mundësi, duke zgjedhur që të mbanin fjalën që i kishin dhënë Napolit. Mbrojtësi kreu të gjitha vizitat mjekësore dhe gjeti akordin për në kontratë të rëndësishme nga e cila do të përfitojë 1,5 milionë euro në vit, ndërsa në arkat e Veronës kalonin 14 milonë euro. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan