Prapaskena/ Barcelona ka dërguar dy oferta të majme drejt Mbape, lojtari ka dhënë përgjigjen “pikante”

Barcelona po kërkon prej kohësh të sjellë një lojtar të aftë për të zëvendësuar Leo Mesin, që po i drejtohet fundit të karrierës. Dikush, që do e bënte ndihej më pak mungesa e argjentinasit është Kilian Mbape. Francezi në çdo ndeshje tregon aftësitë e një lojtari të gatshëm për të sunduar këtë dekadë, që sapo ka nisur.

Kështu, Barcelona nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka tentuar të sjellë 20-vjeçarin në “Camp Nou”. Mbape nuk pritet të rinovojë me Parisin, por do të provojë të hedhë një hap më të madh në karrierë, duke u transferuar në një klub më me shumë histori. Një mundësi të tillë ia jep Barcelona, por Mbape i ka idetë e qarta dhe nuk ka në plan të transferohet në Katalonjë, por në Madrid.

Këtë e zbulon një nga gazetarët më me eksperiencë në arenën europiane, Eduardo Inda. Ai zbulon se Barcelona ka kontaktuar dy herë me babain e të riut, por ka marrë refuzime të menjëhershme. “Barcelona ka kontaktuar dy herë Uilfred Mbape, babain e Kilian për të provuar të bindë yllin e Francës të luajë për ta. Përgjigja e Uilfred ka qenë e qartë. Ai i ka thënë përfaqësuesve të Barçës se djali i tij do e lërë Parisin vetëm për Real Madridin”, u shpreh Inda. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan