Pranë skadimit të kontratës, Luis Suarez tregon kushtin e rinovimit me Barçën

Luiz Suarez tashmë është një legjendë në Barcelonë. Një nga sulmuesit që ka arritur të përshtatet më mirë dhe ka bashkëpunuar në perfeksion me Mesin, prej të cilit sulmues si Ibrahimoviç apo Eto janë larguar për shkak të mos përshtatjes me argjentinasin. Uruguajani ka bërë epokë te Barça, megjithatë rrugëtimi i tij te katalanasit është drejt fundit.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Palët deri tani nuk kanë nisur asnjë negociatë për të rinovuar, por Suarez sqaron gjithë çështjen në lidhje me të ardhmen e tij te Barcelona. Qëndrimi i uruguaianit do të varet direkt me prezencën e tij në lojë.

Në një intervistë për mediet spanjolle Suarez ka shpjeguar se nëse në sezonin e ardhshëm ai luan në 60% të ndeshjeve, ku do të jetë i gatshëm, rinovimi i tij edhe për një vit tjetër do të aktivizohet automatikisht. Një skenar, që mbetet të shihet nëse do të realizohet, pasi në Barcelonë pritet të zbarkojë Lautaro Martinez. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan