Portieri me më shumë pritje në Serinë A, Juventusi duhet të kalojë “murin” Berisha

Etrit Berisha është padyshim futbollisti më i spikatur në ekipin e SPAL. Pavarësisht se ekipi i tij renditet në vendin e fundit të renditjes, gardiani shqiptar ia ka dalë të bëjë detyrën e tij më së miri. Madje, nëse SPAL ka ende shpresë për të mbijetuar në elitën e futbollit italian, kjo lidhet ngushtë me paraqitjet e Berishës, i cili në disa ndeshje ka rezultuar vendimtar me pritjet e tij.

Dhe, kjo faktohet edhe nga një statistikë e cila nxjerr portierin kuqezi, si të parin me më shumë pritje në kampionatin italian. Berisha ia ka dalë të bëjë 102 pritje duke lënë pas shumë emra prestigjiozë të Serisë A. Këtë statistikë duhet ta lexojë mirë edhe Juventusi, me këta të fundit që sfidojnë SPAL dhe Berishën këtë të shtunë.

Megjithatë, Ronaldo me shokë duhet të mbajnë mend performancën e 30-vjeçarit në Torino, ku pavarësisht se në fund morën tre pikët, Berisha u kthye në një “makth” për sulmuesit e Zonjës së Vjetër me pritjet e tij. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan