Pogba “lutet” për largimin, Juventusi ka një ofertë të mirë për Junajtid

Pogba i ka kërkuar largimin nga Junajdit Raiolës dhe agjenti italian ka kohë që punon për të mundësuar transferimin në një klub tjetër për kampionin e Botës. Nevojën më të madhe për një sulmues klasi e ka Juventusi. Bardhezinjtë kanë shprehur prej kohësh interesin për të kthyer yllin francez, me Junajtid, që është treguar e vendosur në kërkesat financiare.

Vlera që Solskjaer pretendon është rreth 150 milionë euro. Mediet italiane raportojnë se Juventusi ka një tjetër propozim në mendje. Ata japin shërbimet e Ramsej, plus një shifër pre 60 milionë eurosh. Uellsiani nuk ka bindur te “Zonja” dhe Paratiçi synon ta përdorë për të sjellë në Torino Pogbanë.

Raiola po merr pjesë shumë seriozisht në këtë operacion dhe po negocion me të gjitha palët për të kompletuar këtë transferim. Pogba nuk është i lumtur dhe po mundohet të shtyjë sa më shumë të jetë e mundur kthimin në fushë me Junajtid. Francezi është në fazën e rikuperimit nga një dëmtim, që e ka lënë jashtë fushave që nga viti i kaluar. Synimi i tij i vetëm është të jetë gati për Francën në Europianin, që do të zhvillohet këtë verë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan