Pjesë e Juventus, menaxheri i Vrionit: Kërkon të bindë Rejën dhe tifozët bardhezinj

Xhakomo Vrioni ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë teksa ka firmosur për Juventusin. Bëhet fjalë për ekipin U 23 të bardhezinjve që është pjesë e Serisë C. Mirëpo, nëse sulmuesi ia del të tregojë vlerat e tij e të shënojë me vazhdimësi, atëherë mund të ketë një shans edhe nga ekipi A i “Zonjës së Vjetër”.

Menaxheri i 21-vjeçarit, Silvio Paljari, ka theksuar se kur Juventusi të thërret atëherë nuk mund t’i thuhet jo dhe se Vrioni kërkon të tërheqë vëmendjen e trajnerit të Kombëtares, Edi Reja. Por, gjithashtu edhe të bindë tifozët bardhezinj.

“Kur të thërret Juventusi nuk mund t’i thuhet jo. Jam shumë i bindur që do të bëjë mirë nga tani deri në fund të sezonit. Do të luajë shanset e tij duke shpresuar në një grumbullim nga trajneri Reja. Djaloshi është i lumtur të jetë në një klub kaq të rëndësishëm”, u shpreh Paljari. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan