sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pioli akuzon: Na dëmtuan, te mbledhja me gjyqtarët penalltinë e Juves na e kishin shpjeguar ndryshe

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e cilëson të paqenë penalltinë që u dha në fund të ndeshjes së skuadrës  së tij ndaj Juventusit e që ndikoi në barazimin 1-1 pasi u transformua në gol nga Ronaldo, Një rezultat që vështirëson shumë punën e skuadrës për kualifikimin, pas një episodi për të cilin Pioli zbulon se interpretimi duhej të ishte ndryshe në bazë të asaj që kishin thënë vetë shefat e arbitrimit.

“Unë isha i pranishëm në mbledhjen me Ricolin. Në Kaljari-Breshia kishte një faull të mundshme për penallti në zonë nga Çerri, i goditur në krah nga topi kur ishte i kthyer dhe u tha që nuk vërshëllehej penallti. Sot, situata është identike.

Përtej kësaj, është një faull neto ndaj Ibrahimoviç që nuk u vërshëllye. Pastaj Kalabria nuk mund të zhduket te kthesa e Kristiano Ronaldos. Sigurisht që jemi dëmtuar, por jam krenar për provën që dhanë lojtarët e mi”, tha trajneri i kuqezinjve. /vipsport.al/